Përfundon festivali "Gëzimi Ynë"   në Preshevë, ndahen 13 çmime
Lokale

Përfundon festivali "Gëzimi Ynë" në Preshevë, ndahen 13 çmime

04.Jun.2018 12:04
0
Përmbyllet festivali "Gëzimi Ynë" i organizuar në shtëpinë e kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë dhe fëmijët pjesëmarrës prezantuan talentin e tyre në këndim.

Nga juria janë shpallur fituesit në vendin e parë Vesa Sahiti, në vendin të dytë janë Venisi dhe Yllka Dema kurse fitues të vendit të tretë janë Bona Boriçi dhe Erijona Zeneli ndërsa janë ndarë 13 çmime gjithsejtë.

Anëtarët e jurisë profesionale ishin Anita Hoxha - Tiranë , Besarta Murtezani- Tetovë , Arta Haziri Nuhiu -Gjilan dhe Muhamed Bislimi – Preshevë, shkruan Titulli.com.

Ky festival kishte karakter garues ku morën pjesë 21 konkurrent nga komuna e Preshevës, Bujanocit si dhe Gjilanit ndërsa përzgjedhja është bërë pas audicioneve të mbajtura në muajin Maj.

Festivali “Gëzimi Ynë” është organizuar nën patronatin e shtëpisë së kulturës “Abdualla Krashnica” si dhe është mbështetur nga komuna e Preshevës./Titulli.com/

Sa vlen një shqiptar?!
Komuna e Bujanocit ndan 500 mijë dinarë ushtrisë tokësore, gjarpërinjtë nuk kalojnë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration